Urdhrat e 21 janarit Basha tradhtoi veten ne Komision

TIRAN Edhe pse kane kaluar 39 dite nga demonstrata e 21 janarit ku kater njerez u vrane nga Garda e Republikes dhe gjashte te tjere u plagosen prokuroria ndodhet ende ne kerkim te urdhrit qe i detyroi kater gardistet te qellonin drejt turmes. Ekzistenca e urdhrave eshte pranuar zyrtarisht nga ministri i Brendshem Lulzim Basha ne Komisionin Hetimor te Partise Demokratike. Sipas burimeve zyrtare te institucionit te akuzes personat e dyshuar per dhenien e urdhrit jane Komandanti i Gardes se Republikes tashme nen hetim gjeneral Ndrea Prendi komandanti i njesise nr.2 qe kishte ne ruajtje dhe nen komande te gjithe efektivet e Gardes qe ishin ne kryeministri diten e 21 janarit kolonel Dashamir Shehi dhe Komandanti i njesise speciale major Alfred Ahmetcenaj qe kishte ne vartesi grupin e zjarrit.
Basha
Kontaktova me Ina Ramen dhe i kerkova sqarime duke i thene se ne asnje skene tjeter nen hetim nuk ka pasur aq shume kamera. Duke i thene se mesa duket hetimi balistik kishte shume gjasa te perfundonte me sukses pasi armet e perdorura nga Garda ishin te gjitha ne funksion te Prokurorise se bashku me te gjithe urdhrat e dhena qe jane te regjistruara ne qendrat operative perkatese dhe se ishte e demshme qe e gjithe komanda operative te ndalohej. Nderkohe qe ne funksion te hetimit keto mjete mund te sherbenin per nje ngushtim te hetimit per sa u per kete nevojave per te shoqeruar dhe marre te gjithe personat perkates-ka thene ministri Basha. Ai ka pranuar se te gjitha urdhrat e dhena nga kreret e Gardes jane te regjistruar dhe do te zbardhen shume lehtesisht. Por kjo deklarate bie ndesh me pretendimet e drejtuesve te Gardes se serveri qendror nuk ka kapacitet teknologjik regjistrimi te urdhrave.
Gardistet
Vete te arrestuarit Agim Llupo Sadik elaj Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli kane mohuar se kane marre urdhra nga eproret per te qelluar ne drejtim te turmes apo ne ajer. Nuk kemi marre asnje urdher per te qelluar me arme zjarri. Kemi vepruar ne baze te ligjit per perdorimin e armeve ne rastet e ruajtjes se objekteve te rendesise se vecante-mesohet te jene shprehur thuajse nje zeri te kater gardistet e arrestuar.
Nderkohe sipas burimeve zyrtare te prokurorise mesohet se para dites se demonstrates se 21 janarit ishte perpiluar plani i masave ku edhe ishte caktuar grupi i zjarrit me arme luftarake ne rast nevoje. Keto gardiste qe ishin caktuar ne mesin e ketij grupi ishin instruktuar qe mos te qellonin me arme pa nje urdher nga eproret e tyre edhe mengjesin e 21 janarit.
Kemi dyshime se urdhri per te qelluar eshte dhene nga tre drejtuesit e larte te Gardes se Republikes por qe deri me tani nuk kemi arritur ta provojme pasi nuk na jane vene ne dispozicion serveret qendror te nderlidhjes qe ndodhen ne sallen operative. Keshtu qe na lind dyshimi i arsyeshem se ne asnje rast nuk ndodh qe gardistet te qellojne me arme zjarri pa nje urdher nga eproret komandues. Ne rast se gardistet kane qelluar pa urdher edhe ketu mbajne pergjegjesi eproret drejtuesit e Gardes per daljen e situates jashte kontrollit te tyre-thuhet nga prokuroria.
Sipas ketyre te fundit nese deri ne perfundim te hetimeve nuk arrihet te provohet se ekziston nje urdher per te qelluar atehere ndaj drejtuesve te Gardes do ngrihet akuza bazuar ne deduksion.
Prendi kunder Bashes Nuk ka urdhra
Nderkohe vete komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi para se te merret ne pyetje nga hetuesit e ceshtjes ka deshmuar ne Komisionin Hetimor Parlamentar ku ka pranuar se zjarri ishte veprimi i fundit qe perdoren ate dite. Brenda godines eshte perimetri i sigurise se larte. Perdorem te gjitha mjetet edhe duke rrezikuar trupat e gardes per te mos krijuar problematike me qytetaret. Zgjidhja e zjarrit ishte e fundit qe perdorem. Kalimi i rrethimit eshte rasti me ekstrem dhe aty vepruam ne baze te ligjit.
Hapja e zjarrit u be vetem kur turma hyri brenda. Zjarri ka qene ne ajer me fishek manover dhe me pas zjarr ne ajer me fisheke te vecante- deklaroi ne ate kohe kreu i Gardes se Republikes ne komision. Nderkaq ne kohen kur eshte pyetur nga prokuroria ka mohuar se kishte nje urdher per te qelluar ne ajer duke mohuar gjithashtu edhe regjistrimin e urdhrave ne sistemin qendror te salles operative te Gardes.