Ish kryeministri Ramush Haradinaj lirohet perkohesisht nga Gjykata e Hages

Gjykata Nderkombetare per krime lufte ne ish Jugosllavi miratoi sot kerkesen e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj. Per lirim te perkohshem.
Ne vendimin e gjykates thuhet se atij i lejohet qendrimi ne Kosove nga 17 dhjetori I ketij viti deri me 14 janar te vitit te ardhshshem. Gjate asaj kohe zoti Haradinaj duhet tu permbahet disa kushteve perfshire edhe mosperfshirjen e tij ne veprimtari politike dhe mos paraqitjet para mjeteve te informimit.
Zoti Haradinaj kishte kerkuar lirimin e perkohshem per te qene afer bashkeshortes meqe cifti prt tash femijen e trete.
Me 21 korrik te ketij viti Gjykata e Hages urdheroi rigjykimin e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve te tij te akuzuar per krime lufte.
Dhoma e Apelit e Gjykates se Hages anuloi pjeserisht vendimin e Gjykates te prillit te vitit 2008 e cila e kishte shpallur te pafajshem zotin Haradinaj. Gjykata ka pranuar ankesen e Prokurorise e cila ka pohuar se nuk i ishte dhene kohe e mjaftueshme per ti shfrytezuar te gjitha rruget ne menyre qe te siguroje paraqitjen e deshmitareve kryesor te rastit.
Ne fillim te muajit shtator Gjykata refuzoi kerkesen e zotit Haradinaj per lirim te perkohshem meqe sic thuhej lirimi do te mund te nxiste mbeshtetesit e tij qe ti frikesojne deshmitaret. Ne vendim thuhej nderkaq se Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik personal per sigurine e deshmitareve ose te viktimave por eshte pranuar argumenti i prokuroreve se lirimi i tij mund te terheq me teper vemendje te mediave duke e shtuar atmosferen kercenuese per deshmitaret.
Garancite per lirimin e perkohshem te zotit Haradinaj ishin dhene edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine.
Vendimi per rigjykim u mor me shume se dy vjet pas lirimit te zotit Haradinaj si i pafajshem nga kjo gjykate. Ne rigjykimin e pjesshem data e te cilit ende nuk eshte caktuar do te trajtohen akuzat per vrasje trajtim mizor dhe torturim te te burgosurve ne shtabin e ish Ushtrise lirimtare te Kosoves ne fshatin Jabllanice ne Kosoven perendimore.