Ish-kryeministri Renzi viziton kampin e Gjadrit

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Ish-kryeministri italian dhe lideri i partisë Italia Viva, Matteo Renzi, vizitoi sot kampin e Gjadrit në Shqipëri, ndërtuar pas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për adresimin e problematikës së emigrantëve të ndaluar në det nga autoritetet italiane.
Renzi tha për mediat e pranishme se Italia humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve. Sipas tij, këto para mund të ishin shpenzuar për pensionet dhe për pagat.
Ai theksoi se Shqipëria ka potencial për t’u bërë pjesë e BE-së, por projekte të tilla mund të pengojnë këtë rrugëtim.
/a.f/