Ish kryeministri i Italisë, Berlusconi: Dënimi im, “jo real”
ROME - Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi e ka quajtur dënimin e tij për shmangie nga tatimi si “jo real”, ndërsa punën e gjykatësve e ka quajtur të politizuar.
Një gjykatë në Milan e ka dënuar dje ish-kreyministrin italian, Silvio Berlusconi me katër vjet burgim, për shmangie nga detyrimet tatimore.
Berlusconi nuk do ta vuajë dënimin nëse e apelon vendimin e shkallës së parë.
Prokurorët kanë kërkuar dënimin prej 3 vjetësh e 8 mujash burgim për Berlusconin, si dhe 3 vjet e katër muaj burgim për kryetarin e kompanisë, 'Mediaset', Fedele Confalonieri.
Prokurorët thonë se të pandehurit gjenden pas një plani për të blerë të drejtat për transmetimin e filmave amerikan në rrjetet televizive të Berlusconit, përmes disa kompanive. Ata kanë akuzuar ish-kryeministrin italian edhe për deklarim të falsifikuar të pagesave, për të shmangur taksat.
Ky është dënimi i parë për Berlusconin, pasi hetimet penale dhe gjykimet e tjera kishin përfunduar me pafajësi.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Itali, Berlusconi dënohet me 4 vjet burg