E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, planifikonte të rrëmbente gra dhe t'i hante, arrestohet

Policia Nju Jorkut arreston një person të akuzuar për rrëmbimin e grave. Ai planifikonte t’i përdhunonte dhe pastaj ... t’i hante ato.

Emri i tij është Gilberto Vale dhe akuzohet për konspiracion për rrëmbim dhe përdorim të paligjshëm të dosjeve të policisë. 

FBI mësoi mbi planet e tij në muajin shtator, kur ai i diskutoi ato me një person tjetër të huaj, nëpërmjet kompjuterit. 

E shoqja, Kathleen kontaktoi me policinë, duke thënë se ka prova shqetësuese në kompjuterin e tij. Menjëherë nisën hetimet dhe policia gjeti mesazhet, të cilat ai i kishte lënë në dhomën fetishiste të chatit, ku bisedonte me njerëz jashtë SHBA. 

"Unë mendoj ta lidh trupin e saj në një pajisje. Ta gatuaj me zjarr të ngadaltë, për ta mbajtur gjallë sa më shumë kohë të jetë e mundur", shkruante ai në një nga mesazhet e tij, ku sqaronte se kishte takuar një viktimë të mundshme. Ndërkohë sugjeronte rrëmbimin e një gruaje për dikë tjetër: "Me 5000 $ është e juaja", shkruante në një mesazh. 

Në kompjuterin e tij u gjendën fotografi dhe informacione për më shumë se 100 gra. I akuzuari 28 vjeçar kishte përdorur fotografi të policisë, për të mbledhur informacion, në lidhje me viktimat e mundshme. 

Avokatët e tij do të argumentojnë gjatë mbrojtjes së tyre, se këto plane nuk ishin për zbatim, por thjesht "fantazi seksuale”. 

Megjithatë, gjykatësi Henry Pitman tha se akuzat e policisë "janë shumë shqetësuese". 

(anila jole/Balkanweb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›