E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejohet sot vajza e Mediut me djalin e kryebashkiakut të Vorës

TIRANE-Në familjen e ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, do të ketë sot një gëzim. Vajza e tij, Semela do të celebrojë me fejesë lidhjen e saj me Bledianin, djalin e një tjetër politikani.
Babai i tij, Fiqiri Ismaili është Kryetar i Bashkisë Vorë. Lidhja e tyre mësohet të ketë nisur në bankat e shkollës, pasi dy të rinjtë janë studentë në Vjenë. Të ftuar në ceremoninë e përbashkët, që do të mbahet sot në mbrëmje në ambientet e ‘Xibrakut’, janë miq, të afërm të familjeve respektive, mes të cilëve edhe mjaft politikanë.
Të ftuar specialë, për t’i dhënë më shumë gjallëri mbrëmjes, do jenë edhe disa nga emrat më të njohura të muzikës popullore, si: Valbona Mema, Irma e Eranda Libohova, etj. Nga sa mësuam familjet do të shkëmbejnë unazat pasditen e sotme (e shtunë). Semela dhe Blediani i takojnë të dy moshës 22-vjeçare dhe “Bluetooth” u uron dy të rinjve jetë të gjatë përkrah njëri-tjetrit.

(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›