E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish kryeministri italian dhe batutat e tij

Silvio Berluskoni, i ndodhur në mes të betejës së tij elektorale mund të dojë ta përshkruajë veten si një njeri i madh shteti. Por për shumë njerëz ai mbetet i famshëm për gafat e tij të shumta. Ish kryeministri italian gjithnjë ka qenë i gatshëm të shpalosë humorin e tij dhe në vend por ashtu dhe jashtë tij. Berluskoni shkaktoi debate kur e përshkroi presidentit atëherë të sapozgjedhur amerikan Barak Obama si të nxirë nga dielli.
"Më duhet t’ju sjell përshëndetje, nga një njeri, si e ka emrin, si quhet, vetëm një minutë, është dikush pak i nxirë – Barak Obama.
Presidenti amerikan u përfshi edhe kur Berluskoni shqiptoi emrin e tij gjatë fotografisë në grup në samitin e G20-ës, gjë që zemëroi Mbretëreshën Elizabetë. Ndërsa video u bë një hit në Youtube. Por nuk kanë qenë të pakta rastet kur ai ka vënë në vështirësi dhe marrëdhëniet diplomatike të vendit të tij pikërisht për shkak të batutave. Në vitin 2003 ai i tha një europarlamentari gjerman se do të kishte qenë një figurë e shkëlqyer në një film në Itali për kampet naziste të përqendrimit. Ndërsa në vitin 2005, qeveria finlandeze thërriti ambasadorin italian pas deklaratës të Berluskonit, se kishte përdorur taktikat e tij si Play boy në negociatat me presidenten Tarja Halonen.
Kriza që rrethonte imazhin e Berluskonit arriti një nivel të ri kur dolën në pah prova se ai kishte ndërhyrë tek policia milaneze për të liruar një kërcimtare 17 vjecare e cila ishte arrestuar për vjedhje. Vajza e njohur si Rubi deklaroi se merrte pjesë në festat në vilën e tij. Përpjekjet e tij nuk e përmirësuan situatën.
"Kam punuar gjithnjë pa ndërprerje dhe nëse ndonjëherë shoh nëj vajzë të bukur, them se është më mirë të të pëlqejën vajzat se të jesh homoseksual.
Bashkëshortja e tij Veronika Lario i kërkoi divorcin në 2009-ën pas marrëdhëneis së tij me Noemi Leticia, një adoleshente nga Napoli e cila kishte marrë si dhuratë prej tij një varëse me vlerë 6 mijë euro.
Por dhe kur atij iu kërkua dorëheqja, ish kryeministri kishte gati një batutë, si gjithmonë:
"Ata vazhdojnë të thonë ‘Berluskoni ik në shtëpi”, gjë e cila më vë në siklet, pasi nuk e di në cilën shtëpi të shkoj, pasi kam 20 të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›