E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri izraelit, burg me kusht për Ehut Olmert

Burg me kusht në një afat kohor prej një viti. Kjo është masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të Izraelit, Ehut Olmert, i akuzuar për afera korrupsioni.
 

Masa i është shqiptuar nga një gjykatë në Jeruzalem, ku ai është shpallur fajtor për “shkelje besimi” në muajin korrik. Rasti ka të bëjë me favoret që Olmert i ka ofruar një ish-kolegu gjatë shërbimit të tij si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa nga ana e tij Olmert ka mohuar çdo akuzë.

Ai përballet me një gjykim të dytë mbi akuzat për ryshfet, gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i Jerusalemit.

Ndërkaq Olmert, ish-udhëheqës i partisë Kadima, ka thënë se nuk ka ndërmend të kthehet në politikë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›