E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, arrestohet edhe djali i ish-Presidentit

Pas kthimit të tij nga jashtë, është arrestuar gjatë të hënës djali i ish-presidentit të Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani.

Sic raportojnë mediat locale, Mehdi Hashemi është kthyer në Iran të dielën, pas qëndrimit trevjeçar në Mbretërinë e Bashkuar, ku është marrë në pyetje në burgun Evin të Teheranit dhe është akuzuar për korrupsion dhe propagandë anti-shtetërore.

Motra e tij, Faezeh Hashemi, është arrestuar gjithashtu mbrëmjen e së shtunës.

Edhe Mehdi, edhe Faezeh akuzohen për nxitje të protestave në Iran, pas rizgjedhjes së Mahmud Ahmadinejadit në postin e presidentit, më 2009.

Ish-presidenti, Rafsanjani, i cili është mundur nga Ahmadinejadi në zgjedhjet presidenciale të 2005-ës, është konsideruar si një lider i moderuar brenda elitës sunduese të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›