Krasniqi premton mbështetje për zyrën në veri

Zyra në veri do të ketë përkrahje për realizimin e detyrave të saj, si nga Kuvendi, ashtu edhe nga institucionet tjera të Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Kështu ka garantuar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë një takimi me shefen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiç.
Sipas njotimit për shtyp nga Kuvendii Kosovës, Hoxhiç mësohet ta ketë njoftuar kreun e legjislativit me planet që ka kjo zyrë në të ardhmen, si “në aspektin e ofrimit të kushteve sa më të mira për shërbime administrative për qytetarët, ashtu edhe në aspektin e realizimit të disa projekteve zhvillimore, posaçërisht në infrastrukturë”.
Zyra Administrative në veri të Mitrovicës është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës në maj të këtij viti.