E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kryeministri, rikthehet procesi në Hagë (VIDEO)

Ramush Haradinaj

Prishtinë, 17 Gusht 2011 NOA Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është planifikuar të dalë të enjten, para Gjykatës Ndërkombëtarë për krime lufte në Hagë.

Bashkë me Haradinaj në këtë proces ndiqen edhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj e Lah Ibrahimaj.

Rigjykimi vjen pasi Ramush Haradinaj u çlirua nga 37 akuzat që kjo gjykatë kishte shpallur në prillin e tre viteve më parë.

Sipas AFP-së, të enjten Prokuroria dhe mbrojtja do të paraqesin dëshmitë e tyre, ndërsa të premten do të nisë shqyrtimi kryesor.
Koordinatori i ekipit të avokatëve mbrojtës të Ramush Haradinajt, Michael O`Railly ka deklaruar se lideri i AAK-së do të shpallet i pafajshëm dhe rigjykimi do të përfundojë brenda vitit në vazhdim.

Nuk ka asnjë fakt që implikon Ramush Haradinaj në akuzat për të cilat pretendon Prokuroria e Gjykatës së Hagës, – ka deklaruar ORailly.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës beson se kreu i saj Haradinaj do të marrë pafajësinë e merituar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›