Prostituta serbe për bukë në Kosovë

Pak ditë pas arrestimit nga Policia e Kosovës të 19 personave, shumica serb, për trafikim me njerëz, një prostitutë nga Serbia ka rrëfyer për Blic, “punën” e saj në Kosovë.
Z.S, 32 vjeç nga Krushevci thotë se kishte ardhur në Kosovë për të siguruar “bukën e gojës”. Në fillim i kishin thënë se do të punonte si hostes (mikëpritëse), në një klub. Më pas ia kishin marrë dokumentet dhe e kishin detyruar të punoëj si prostitutë, duke e rrahur e duke e mbajtur të lidhur. E kishin xhiruar me telefon dhe e kishin kërcënuar se nëse ikën, xhirimin do t’ia tregonin familjes. Ajo punon si prostitutë në një klub që gjendet ndërmjet magjistrales Prishtinë – Mitrovicë.
‘Këta njerëz nuk janë naivë. Të gjithë janë kriminelë nga Shqipëra. Na mbajnë këtu të mbyllura. Askush nuk mund të bëjë gjë kundër tyre. Unë kam lënë atje burrin dhe dy fëmijtë, duke menduar se do të fitojë ndonjë para. Nuk më lënë të flas me familjen, por ndonjëherë u dërgoj para. Disa herë kam provuar të bëjë vetëvrasje, por shpresoj se një ditë do të dal nga kjo”, i ka thënë Z.S gazetarit të Blicit që u paraqit si klient i interesuar për shërbimet e saj seksuale.
Policia e Kosovës dhe EULEX-i po vazhdon hetimet për të gjetur se kush nga Serbia është i përfshirë në trafikun e grave në Kosovë. (BLIC/Indeksonline)