E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeprokurorja Ina Rama dotë hetohet për shpërdorim detyre

TIRANE - Ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama do të hetohet lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas një vendimi të dhënë nga gjyqtari Altin Abdiu.Vendimi mban datën 18 prill dhe sipas tij Bardhyl Shehu, ish-prokuror në Kurbin, e ka paditur Ina Ramën, pasi kjo e fundit e ka larguar nga detyra Shehun edhe pse kontrolli që iu bë punës së tij nuk gjeti shkelje për të cilat ligji parashikon shkarkim nga detyra.

Tashme kjo dosje i ka kaluar gjykatës së Tiranës, ku sipas kësaj të fundit, thuhet se ka disa elemetë të tjerë në veprimet e ish-Kryeprokurores, që duhet të hetohen edhe një herë nga Prokuroria e Tiranës. Konkretisht, gjykata kërkon hetim për moskthimin në punë të prokurorit Shehu nga viti 2011, kur fitoi gjyqin, deri në 2013-n, kur vendimet e gjykatave u zbatuan nga kryeprokurori Adriatik Llalla.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›