Ish-kryetari i KQZ:Fletët e votimit do digjen
TIRANE- Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çlirim Gjata ka deklaruar dje se destinacioni i vetëm ligjor i fletëve të votimit të 28 qershorit, në rast se kutitë do të hapen, është djegia e tyre. Ndërsa procesverbalet zgjedhore, sipas tij, duhet të përfundojnë në Arkivin Qendror të Shtetit. Në një prononcim për mediat, Gjata deklaroi se kjo është ajo çfarë sanksionon qartësisht pika 6 e nenit 178 e Kodit Elektoral.
“Nuk ka mbetur gjë tjetër përveçse nenit 178, të tjerat janë konsumuar. është diskutuar që të hapen materialet zgjedhore, ndërsa për kutitë e fletëve të votimit të shprehet Komisioni i Venecias apo Gjykata Kushtetuese nëse mund të hapen apo jo. Së pari kjo nuk shkon. Kjo nuk mund të bëhet”, - është shprehur Gjata.
Në funksion të këtij qëndrimi, ish-kreu i KQZsë i apeloi klasës politike që rruga e vetme që duhet ndjekur lidhur me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit të jetë zbatimi i këtij neni. Në frymën e pikës 6 të nenit 178 të Kodit Zgjedhor, duhet të punojë sipas tij edhe komisioni hetimor parlamentar. Madje, për ish-kreun e institucionit përgjegjës për zgjedhjet, është e pavend që parlamenti të bëjë interpretimin se çfarë do të thotë material zgjedhor në një kohë kur këtë e bën vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Kush do ta interpretojë se cili quhet material zgjedhor. Pra mund ta bëjë komisioni hetimor, që të ulet dhe ta interpretojë që ky quhet material zgjedhor? Unë mendoj që jo. Këtë mund ta bëjë vetëm KQZja, kur ka zgjedhje. Pse? Sepse çfarë quhet material zgjedhor e ka Kodi Zgjedhor dhe Kodin Zgjedhor nuk e zbaton parlamenti, nuk e interpreton parlamenti por është ngarkuar vetëm KQZ-ja ta interpretojë dhe ta zbatojë.
Ndërkohë KQZ-ja ka mbaruar punë, ka një vit që ka shpallur rezultatin përfundimtar dhe s’ka të drejtë më që t’i kthehet kësaj pune për të bërë një interpretim të tillë. Kështu që e vetmja hapësirë ka ngelur neni 178. Pra dokumentet që dorëzohen në Arkivin e Shtetit, të shikohen, dhe s’ka nevojë fare për komision hetimor sepse aty janë. Kur them që parlamenti nuk mund të interpretojë Kodin Zgjedhor, është njësoj sikur parlamenti nesër të interpretojë Kodin Penal”, - ka përfunduar ish-kreu i KQZ-së.
(e.n/GSH/BalkanWeb)