E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplasetme ndërtesën, shpëtojnë2 të rinj

TIRANE-Një aksident rrugor fatmirësisht pa pasoja në njerëz ka ndodhur në kryeqytet në orët e vona të mbrëmjes. Një furiostradë tip benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ndërtesë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit teksa makina sipas policisë ka qenë me një shpejtësi të madhe. Automjeti luksoz ka rrezikuar të përplaset me një tjetër makinë tip golf dhe me pas ka përfunduar brenda katit të parë të ndërtesës buzë rrugës.

Sipas policisë në makinë ndodheshin dy të rinj të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti ndërsa dyshohet se shpejtësia e madhe mund të ketë qenë arsyeja që mjeti ka devijuar nga rruga.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›