Vanackere: Idetë përbisedime rreth statusittë padobishme
TIRANE- Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Steven Vanackere, vendi i të cilit ka presidencën e Bashkimit Evropian, i tha BBC-së se nuk janë shuar të gjitha gjasat që të arrihet një konsensus me Beogradin për një projektrezolutë të përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ai tha se BE dëshiron që të arrijë një pajtueshmëri për disa ndryshime në tekstin e projektrezolutës serbe, që çojnë kah logjika e një rezolute jokonfrontuese në Asamblenë e Përgjithshme.
Qeveria e Serbisë ka dorëzuar në OKB një projektrezolutë, e cila ka ngjallur reagimin e një numri vendesh të BE-së dhe SHBA-së. Ajo kërkon hapjen e një dialogu me Prishtinën për të gjitha çështjet e hapura.
Megjithëse nuk e përmend drejtpërdrejt statusin, projektrezoluta serbe vlerëson se shkëputja e një territori nuk është i pranueshëm për “zgjidhje territoriale”.
Ministri i jashtëm belg tha se nuk janë të dobishme idetë për bisedime rreth statusit të Kosovës, por vlerësoi se një dialog politik mes Prishtinës e Beogradit duhet të vendoset për çështje praktike me interes të përbashkët.
“Të vazhdosh të flasësh sot për statusin e Kosovës nuk është gjëja më e mirë që mund të bësh. Ka shumë çështje që duhen zgjidhur dhe mendoj se dialogu politik është instrumenti më i mirë për këtë”, tha Vanackere.
(e.n/bbc/BalkanWeb)