E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ministri gjeorgjian formon parti pro-ruse

Ish-ministri gjeorgjian i sigurisë shtetërore, Valery Khaburdzania, ka thënë se planifikon të formojë një parti të re politike me agjendë pro-ruse.

Ai ka thënë se Gjeorgjia ka parti pro-perëndimore dhe pro Amerikës, andaj “duhet të ketë edhe një pro-ruse”, transmeton Rel.

Khaburdzania ka theksuar se partia e tij nuk do të avancojë interesat rusë, por do të kërkojë fushat, në të cilat përputhen interesat e të dyja vendeve.

“Qëllimi është të krijohet një garë e vërtetë midis forcave politike pro-ruse dhe pro-perëndimore”, ka thënë Khaburdzania.

Ai ka jetuar në Moskë qysh në vitin 2004 dhe ka thënë se do të kthehet në Tbilisi në muajt e ardhshëm.

Rusia dhe Gjeorgjia kanë luftuar për disa ditë në gusht të vitit 2008. Pas konfliktit të shkurtër, Moska ka njohur si të pavarura dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë – Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›