Ish-ministri gjerman: Libri i Hitlerit të ndalohet çmenduri që po shitet
TIRANE - Libri “Mein Kampf” (Lufta Ime) i diktatorit nazist gjerman, Adolf Hitler ka ngjallur debate të shumta në Shqipëri nëse duhet lejuar të ekspozohet si libër në libraritë shqiptare. Por a duhet që shqiptarët të lexojnë çmenduritë e nazismit? Anëtari i Komitetit Europian të Partisë Socialdemokrate gjermane, Christoph Zopel, njëherazi ish-ministri gjerman i shtetit për Europën, përgjigjet: JO! “Ajo që ka bërë Hitleri është një e vërtetë e pamohueshme. Të gjithë i dimë krimet e tij dhe më duket çmenduri që ky libër të shitet në libraritë tuaja.
Për kohën e Hitlerit mund të informohesh në mënyra të ndryshme dhe të vërtetetat tashmë janë shpallur. Mundet që ky libër të gjendet në bilbliotekën e ndonjë instituti të historisë, por nuk duhet që përgatitja e krimit më të madh në Europë të ketë një përhapje të tillë. Ndërkohë që po ta krahasoni me veprat e Marksit e Leninit, në librat e tyre kanë të vërteta, të pavërteta, por nuk mund të krahasohen me Hitlerin”, - u shpreh Zopel në një intervistë të dhënë dje për “Albanian Screen”. Ai shtoi mandej se ky libër mund të kuptohet si përgatitja e krimit më të madh që ka ndodhur në Europë. Dhe si i tillë, sipas tij, nuk është e nevojshme që lexuesit shqiptarë ta lexojnë dhe të merren me të.
KOMUNIZMI
Ish-ministri i shtetit pranë ministrisë së jashtme gjermane, Christoph Zopel reagoi dje edhe lidhur me debatin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, njohur ndryshe si ligji për lustracionin. Sipas Zopel ky ligj duhet të miratohet pasi sikundër theksoi është e nevojshme që të dënohen krimet e komunizmit. “Asnjë vend nuk mund të shkëputet plotësisht nga e kaluara e tij. Ne në Gjermani vazhdojmë të merremi dhe të zbardhim të kaluarën tonë fashiste. Edhe në Gjermaninë lindore vazhdon zbardhja e të kaluarës komuniste. Përsa i takon sundimeve totalitare është detyra e një vendi të vazhdojë të zbardhë të vërtetën mbi të kaluarën dhe ky proces nuk mund të marrë fund”,-theksoi ai.
Ndërkohë Zopel në intervistën e dhënë për “AS” i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare t’i japë fund akuzave për korrupsion. Sipas tij vendosja e paqes politike do t’i japë fund pritjes së Shqipërisë përpara portës së Integrimit. “Së pari, është një gjë shumë e mirë që Partia Socialiste ka hyrë në Kuvend. Së dyti, jam i mendimit që tri partitë e mëdha duhet ta shprehin hapur qëndrimin dhe vullnetin e tyre se Shqipëria e meriton të futet në Bashkimin Europian. Së treti, mendoj që politikanët e të gjithë partive duhet t’u japin fund akuzave reciproke për korrupsion apo për veprime më të rënda”,- përfundoi Zopel.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)