E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joakim Gauk, presidenti i ri gjerman

18-03-2012 / Gazeta 55

Ish-pastori protestant dhe aktivist i të drejtave civile është votuar si presidenti i ri i Gjermanisë. 72-vjeçari nuk ka përkatësi partiake

Ai do të zëvendësojë Christian Wulff, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar si pasojë e një skandali politik. Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte një mbështetëse e fortë e Ëulff, aleatit të saj në kohën kur ai garonte me Gauck në zgjedhjet presidenciale të 2010. Këtë herë mbështetja ka shkuar për Gauk edhe pse analistet thonë se ajo është detyruar nga liberal demokratët, të cilit ajo ka nevojë për mbështetje në koalicionin qeveritar. Korrespondenti i BBC-së bën me dije se Gauk tashmë gëzon mbështetje të plotë të Merkel, mirëpo nuk dihet se sa presidenti i ri do të jetë i hapur ndaj nevojave politike të kancelares gjermane Angela Merkel. Të dy liderët kanë shumë të përbashkëta edhe pse marrëdhëniet e tyre do të shihen në vazhdim të mandatit të Gauk. Merkel është e bija e një pastori, ndërsa Gauck është vetë pastor dhe po ashtu i biri i një pastori protestant.
Gauck e përshkruan veten si një konservator liberal”, dhe ka shprehur mbështetje për social - demokratët dhe kristian - demokratët.
Ai është babai i katër fëmijëve, ndërsa është i divorcuar nga bashkëshortja e tij. Partnerja e i tij prej vitit 2000, gazetarja Daniela Schadt, do të marrë detyrat ceremoniale të Zonjës së Parë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›