Spoti i fushatës së Presidentit Obama, “Rruga që kemi përshkuar”

18-03-2012 / Gazeta 55
Zgjedhjet presidenciale në SHBA
Imazhi i fitores me ngjitjen në skenë bashkë me Michelle, Sashan dhe Malian e më pas menjëherë kolapsi, zyrat e Leham Brothers, kriza imobilare, pamjet e Depresionit të Madh. “Rruga që kemi bërë” titullohet spoti elektoral i fushatës së Barack Obamës për të rimarrë besimin e amerikanëve për një tjetër mandat në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vlerësohet se kolapsi është fjala më e përmendur në minutat e para të spotit që në total shkon 17 minuta i drejtuar nga fituesi i çmimit Oscar Davis Guggenheim.