Ish-ministri i Perusë, biznes në plehra e energji në Shqipëri
Të tjera rreth shkrimit Mediat peruane: U arrestua në Tiranë, Policia: Jo
TIRANE - Ish-ministri i Perusë i kërkuar nga SHBA nën akuzën për grusht shteti në vendin e tij gjen oaz dhe zhvillon biznes në Shqipëri. Faktet e mbledhur në QKR tregojnë se Manuel Augusto Blacker Miller, është i regjistruar si aksioner në firmën “Apollonia Investments” me 80 % të aksioneve, kompani të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë Ortak në shoqërinë e ish-ministrit janë 2 italianë, njëri prej të cilëve është Alberto Paladini. Në këtë shoqëri MIller është ortak nga shtatori 2012.
Edhe pse prokurori peruan antikorrupsion Julio Arbizu deklaron se Miller akuzohet për grusht shteti, Shqipëria nuk e arreston me pretendimin se s’kemi marrëveshje me Interpolin. Pra sipas policisë shqiptare nuk është person në kërkim.
Synimet e shoqërisë ku ish-ministri është aksioner janë “prodhim energjie termike dhe elektrike nga procesi i përpunimit të mbeturinave dhe substancave të tjera nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës për këtë qëllim. Marrja me konçension e ndërtimit dhe operimit të objekteve të ndryshme. Ndërtim dhe zotërim të impianteve hidro-elektrike të prodhimit të energjisë elektrike, të tilla si hidrocentrale dhe termocentrale të të gjitha llojeve. Marrja në koncesion, ndërtimi dhe operimi i objekteve të mësipërme”
Dje mediat peruane publikuan lajmin se ish-ministri i Jashtëm i Perusë gjatë regjimit të Alberto Fuxhimorit (1990/2000), Augusto Blacker Miller është arrestuar nga Interpoli në Shqipëri. Lajmi u publikua në web nga disa media peruane, të cilat citonin prokurorin peruan antikorrupsion Julio Arbizu, ndërsa policia shqiptare nuk e konfirmoi diçka të tillë, madje e mohon.
Sipas prokurorit, ish-ministri nuk mundi të dënohet në vendin e tij, pasi u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë në vitin 2005. Më 2009 u kap në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte duke u përballur ende me një proces ekstradimi. Prokurori tha se Blacker Miller mund të ekstradohet nga Shqipëria për në SHBA, për shkelje të ndalimit të largimit nga vendi, që kishte vendosur shteti amerikan. Ndërkohë burime nga zyra e Interpolit në Shqipëri konfirmuan për televizionin A1Report se ky shtetas ende nuk është arrestuar ndërsa është kontaktuar me autoritetet Peruane, të cilat i kanë konfirmuar një urdhër kërkimi për Miller.
INTERPOLI: SKEMI MARREVESHJE ME PERUNE, S'E ARESTOJME DOT
Burime nga zyra e Interpolit në Shqipëri bëjnë të ditur se Miller ka aplikuar për leje të përhershme në Shqipëri dhe pikërisht prej këtij hapi është zbuluar vendndodhja e ish-ministri peruan në Shqipëri.
Inspektorët e migracionit në drejtorinë e Tiranës gjatë procedurës së verifikimit kanë kontaktuar me autoritet Peruane, të cilat u kanë komunikuar një urdhër kërkimi për Millerin. Sipas burimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në mungesë të marrëveshjeve të ripranimit mes dy vendeve pas konsultimeve me INTERPOL, rezultoi se për këtë shtetas INTERPOL nuk ka urdhër kërkimi ndërkombëtar.
Të njëjtat burime sqarojnë se vetë Interpol tregohet mjaft i rezervuar në nxjerrjen e urdhrave të kërkimit ndërkombëtar, dhe në këto kushte deri në një konfirmim të kësaj strukture shtetasi peruan vazhdon të jetë i lirë dhe të vijojë me procedurat e nisura të lejeqëndrimit.
MEDIAT PERUANE: MILLER U ARRESTUA NE TIRANE
Sipas mediave peruane Prokurori ka deklaruar arrestimin e ish-ministrit Miller në Tiranë pas një kërkese për arrest ndërkombëtar për shkak të pjesëmarrjes së tij në një grusht shteti më 5 prill 1992. Ky lajm nuk u konfirmua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe as nga seksioni shqiptar i Interpolit, të pyetur nga Shqiptarja.com.
Blacker Miller akuzohet në vendin e tij për grusht shteti dhe rebelim. “Kemi lëshuar një urdhër arresti ndaj tij. Për një akuzë të tillë është dënuar me 10 vjet burgim ish-ministri i Brendshëm i Perusë Huan Briones Davila”, deklaroi prokurori në Lima.
Sipas tij, ish-ministri nuk mundi të dënohet në vendin e tij, pasi u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë në vitin 2005. Më 2009 u kap në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte duke u përballur ende me një proces ekstradimi. Prokurori tha se Blacker Miller mund të ekstradohet nga Shqipëria për në SHBA, për shkelje të ndalimit të largimit nga vendi, që kishte vendosur shteti amerikan.
BRACE: SALI BERISHA E KA STREHUAR, BANON NE BULEVARDIN DESHMORET E KOMBIT
Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar dhe deputetit partisë socialiste Erjon Brace i cili në rrjetin social Facebook shkruan se SALI BERISHA E KA STREHUAR Augusto Miller dhe sipas Braçes ky shtetas banon pranë dy Kullave në kryeqytet. Pas këtij "objekti", sipas deputetit socialist, është një projekt konkret: ngritja e një impianti të tillë, incenerator, në hyrje të qytetit të Fierit, të prezantuar në Qeverinë e Sali Berishës, Ministrinë e Mjedisit, bashkinë e Fierit dhe me mbështetje të plotë siç thuhet në dokumente edhe nga këshilltarja për investimet e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli!!
Në objektin e punës së kompanisë shkruhet:Ndërtim dhe zotërim të impianteve të përpunimit të mbetjeve urbane të të gjitha llojeve. Prodhim energjie termike dhe elektrike nga procesi i përpunimit të mbeturinave dhe substancave të tjera nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës për këtë qëllim. Sipas deputetit Braçe Sali Berisha është “përfshirë kokë e këmbë në mbrojtjen e ish-ministrit, i kërkuar nga Interpoli. E ka strehuar, e ka mbrojtur, e ka pritur, e ka mbështetur dhe i ka ngritur biznes dy hapa larg selisë së qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit”.
Vendndodhja e Augusto Miller është ende një mister, ndërsa heshtja e autoriteteve shtetërore shqiptare për këtë ngjarje ngre dyshime se këto institucione kanë qenë në dijeni për urdhër kërkimin ndaj tij dhe nuk kanë vepruar.
Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)