Te dhenat per pasurine e ciftit Rama
Partia Demokratike i kërkoi kreut të PS që të sqarojë shqiptaret për pallatin 5 katësh dhe një kat nën tokë me rreth 900 m katrorë sipërfaqe të ndërtuar në rrugën “Qemal Guranjaku”, ndërtim i përfunduar në vitin 2010, pronë e familjes së bashkshortes së Edi Ramës.
“Partia Demokratike kërkon nga ju dhe familjaret tuaj z. Rama të mos përgjigjeni me agresivitet ndaj qytetarëve të cilëve pallati i gruas suaj u ka zënë diellin por t'u sqaroni shqiptarëve çështjet që vijojnë cili është historiku i vërtetë i këtij pallati, si u kthye sheshi mes pallateve ku luajnë fëmijët dhe që siguronte largësinë e duhur mes ndërtesave në truall për ndërtimin e pallatit të Linda Bashës, a është përvetësuar ndonjë metër tokë shtetërore në rastin e pallatit të bashkeshortes suaj?”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi. Por në këtë listim të pyetjeve, selia blu kërkoi dhe disa përgjigje të tjera.
“Sa leje ndërtimi keni lëshuar për pallatin e gruas suaj dhe a keni qenë në konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar Bashkie lejen e ndërtimit apo të shfrytëzimit për këtë pallat? A janë respektuar kushtet ligjore urbanistike në lëshimin e lejes së ndërtimit dhe ndërtimin e këtij pallati? Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij pallati dhe me çfarë parash është ndërtuar ai? 6- A është ky pallat pajë për ju z. Rama dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkëshortja juaj keni marrë si pajë? A ka lidhje ky pallat me qindra milionë lekë që lëvizin kesh në formë huaje pa interes nëpër duart tuaja dhe të bashkëshortes tënde?”, vijoi zëdhënësja e kësaj partie.
Po, kështu PD i kujtoi Ramës së prej mëse dy javësh nuk përgjigjet për origjinën e deklaruar në ILDKP dhe në tatime, 100 milionë lekëve të të shoqes Linda Basha, të marra apo të dhëna kredi pa interes nga gruaja e tij dhe pa lëvizje në llogaritë bankare, jetime përsa i përket partnerit tjetër pa interes.