E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-oficerin SS gjykojnë për vrasje të 70 vjetëve më parë

 Ish-oficeri i trupave SS sot do të dalë para gjyqit në lidhje me rastin e vrasjeve të kryera në Holandë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Siert Bruins i lindur në Holandë, i cili mori më pas shtetësinë gjermane, është akuzuar për faktin se në vitin 1944 vrau njërin prej luftëtarëve të zënë rob të Lëvizjes së Rezistencës me katër të shtëna në shpinë. Vetë Bruins, i cili tani është 92 vjeç, ka pranuar se ishte i pranishëm gjatë ekzekutimit të tij, por konfirmon se ai vetë nuk ka qëlluar.

Gjykata në Holandë më herët e ka njohur atë fajtor në mungesë, por Gjermania pat refuzuar ekstradimin e qytetarit të vet. Në qoftë tani se ai do të gjendetet fajtor në Gjermani, atëherëë Siert Bruins do të përballet me burgim të përjetshëm.

Siert Bruins tashmë është shpallur njëherë fajtor dhe ka qenë i dënuar me shtatë vjet burg për përfshirjen e tij në vrasjen e dy hebrenjve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›