E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliu: Llapi është i LDK-së

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, synon ta drejtojë edhe për një mandat tjetër zonën e Llapit. 

I pari i Podujevës, nuk e vë në diskutim që LDK do ta fitojë edhe një mandat tjetër.

“Sigurisht që jam i bindur se fitorja do të jetë e jona, pra gjithësesi edhe në këto zgjedhje në Podujeve do të qeverisë LDK-ja.”, ka theksuar Veliu për Indeksonline.

Sipas Veliut, kohëve të fundit në degën e LDK-së në Podujeve ka pasur shumë aderime të reja, dhe kthime të shumta.
“Në degën e LDK-së në Podujevë çdo herë ka pasur prurje të reja. Ka pas edhe kthime që kanë qenë pasiv një kohë, ka edhe ardhje të shumta. Kam zhvilluar takime me njerëz që kthehen”, ka vlerësuar Veliu.

Nga ana e tij ,ai gjithashtu ka mohuar çdo përqarje brenda LDK-së në Podujevë. Sipas tij, punët po i shkojnë shumë mirë.
“Nuk ka pasur asnjëherë përqarje, kjo nuk qëndron. Gjithë struktura e partisë është shumë funksionale dhe po punojmë siç duhet. Çdo gjë po shkon mirë”, ka shtuar Veliu. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›