E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pjesëtarë të UÇK-së protestojnë në Prishtinë

Një grup i ish-pjesëtarëve të UÇK-së po proteston në Prishtinë nga dita e djeshme. Grupi prej afro 30 ish-ushtarësh thotë se do të qëndrojnë aty deri në përmbushjen e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, përkujdesje për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Sipas Këshillit të protestës ata kanë zgjedhur këtë mënyrë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, pasi marrëveshja e arritur në muajin prill, sipas tyre nuk është implementuar nga qeveria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›