Aksident në autostradën Rrëshën-Milot, 4 plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrëshën-Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Milot, kur janë përplasur makina me targë të huaj, YKB9620, me drejtues 34-vjeçarin Festim Gjoka, vjeç 34, banues në Kukës, me mjetin me targë të huaj AP 742 ZY, me drejtues 50-vjeçarin nga Mirdita, Viktor Arapi. Si pasojë e kësaj përplasje janë aksidentuar Festim Gjoka, Hëna Liman Gjoka, 64 vjeçe, Lazime Vehat Gjoka, 30 vjeçe që të tre me banim në Kukës, që udhëtonin në mjetin "Rover". Po ashtu dëmtime ka marrë dhe 50-vjeçari Viktor Arapi.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po kurohen në spitalin e Laçit.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po kurohen në spitalin e Laçit.