E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashta e INSTAT-it/ Flet Luljeta Minxhozi, dekane e fakultetit të Ekonomisë në UET

Rritja ekonomike e një vendi nuk mund të matet me prodhimin e brendshëm vetëm të një tremujori, por të një viti, por edhe nëse inistitute statistikore përpiqen që të bëjnë një parashikim ato duhet të japin në mënyrë më të zgjeruar llogaritjen e bërë për të nxjerrë këtë rritje, shprehet për mikrofonin e Ora News, Luljeta Minxhozi, dekane e fakultetit ekonomik pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Më tej ajo sqaron se brenda shifrës 6% ka një paradoks pasi një ndër degët më të rëndësishme të vendit siç është ajo e industrisë ka pësuar rënie ndërsa rritje kanë patur vetëm degët të cilat nuk kapin ndikim të gjerë në ekonomi.
Para disa ditësh INSTAT publikoi rritjen ekonomike të vendit për tre muajt e parë të këtij viti e cila rezultonte të ishte 6%, megjithatë dalja e këtij numri solli reagime të shumta në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›