Ish pjesëtari i Gardës Shqipërisë ndalet nga Policia Tiranës

Është ndaluar ish pjestari i gardës së Republikës së Shqipërisë, Fatos Skeja.
Këtë e bën të ditur Policia e Tiranës.
Por arsyet e shoqërimit të Fatos Skejës ende nuk është bërë e ditur, raporton Top News.
Ish gardisti është akuzuar më parë edhe nga vëllai i një prej viktimave të demostratës së 21 janarit (2011), Hekuran Deda.
Deda kohë më parë pati deklaruar se Fatos Skeja ishte i dërguar nga ish-kryeministri Berisha me kërkesën që të takohej me familjarët e Hekuranit.
Por që Gjykata është shprehur dy here ne favor te ish gardistit, duke dënuar dy vëllezërit e Hekuran Dedes me gjobë, për akuzën e “shpifjes”. /Indeksonline/