Shiteni qeverinë

Nëse PTK duhet të shitet për shkak të keqmenaxhimit, atëherë edhe Qeveria duhet të del në shitje. Kryetari I Kuvendit, Jakup Krasniqi ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, kësaj rradhe menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku ka sygjeruar që deputetët të kërkojnë edhe privatizimin e Qeverisë.
“Nëse keqpërdorimi dhe keqqeverisja, janë arsye për të privatizuar pasurinë e vendit, atëherë deputetët kanë të drejtë që ta bëjnë një kërkesë edhe për shitjen dhe privatizimin e Qeverisë, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi sot pas mbledhjes së kryesië së Kuvendit.
“Atë kërkesë duhet ta bëjë dikush por deri më tash nuk e ka bërë askush. Unë nuk pagëzoj asgjë por nëse dikush në kuvend apo grupet parlamentare nuk janë të kënaqur me funksionimin e Qeverisë, ata mund at parashtrojnë një kërkesë. Por një kërkesë të tillë nuk e ka bërë askush”, th ai.
Ndryshe, kryesia vendosi që seanca e radhës të jetë me 19 shtator, ku dhe do të jetë vazhdimi i seancës me tri pika të mbetura, edhe pse pika e parë e mbetur, për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, sipas Krasniqit , është e kontestueshme. Pas kësaj kuvendi do të vazhdojë me seancë të rregullt. /Indeksonline/