E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizreni shënon Ditën e Dëshmorëve

 Dita e Dëshmorëve shënohet sot me aktivitete të shumta në Prizren. Fillimisht në ora 10:00 do të bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, për të vazhduar me vizita para shtatorëve të dëshmorëve në qytet. Në ora 12:00, do të bëhet gurthemeli i bustit të dëshmorit “Xhevat Berisha” në Shkollën Fillore “Xhevat Berisha” në Tusuz

Në kuadër të shënimit të Ditës së Dëshmorëve, sot po ashtu do të bëhet edhe përurimi i rrugës “Xhevat Berisha” në Tusuz.

Në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai do të bëjë gurthemelin e bustit të dëshmorit Xhevat Berisha./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›