E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti Alfred Moisiu lë spitalin pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka lënë spitalin pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila njoftoi se gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim.

Sipas QSUNT-së, ish-presidenti Moisiu, 96 vjeç, u shtrua më 4 shkurt me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, për shkak të problemeve me ritmin e zemrës.

Pas trajtimit të nevojshëm dhe monitorimit mjekësor, gjendja e tij u stabilizua, duke mundësuar daljen nga spitali.

Në një reagim të publikuar sot në rrjetet sociale, QSUNT falënderoi ish-presidentin Moisiu për besimin e treguar ndaj stafit mjekësor, duke i uruar shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›