E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish presidenti Iranian kritikon gjyqin ndaj protestuesve

Ish presidenti iranian i cili tani është në krye të një prej partive më të mëdha reformiste në vend kritikoi ashpër gjyqin e më shumë se 100 protestuesve iranianë dhe aktivistëve si jokushtetues.

Ish presidenti Muhamed Katami kritikoi taktikat e gjykatës sot, një ditë pas fillimit të gjyqit në Teheran.

Ai thotë se prokurorët po mbështeten tek dëshmitë e marra në mënyrë të paligjshme. Dje në sallën e gjyqit, prokurorët akuzuan protestuesit se kishin planifikuar një Revolucion të Kadife për të hedhur qeverinë e Iranit. Mes të akuzuarve ka disa politikanë të rëndësishëm.

Disa nga ata, duke përfshirë ish zëvendës presidentin Abtahi i kanë tërhequr akuzat e tyre për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale.

Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se tërheqja e deklaratave, si dhe disa dëshmi janë bërë pas zbatimit të taktikave të ashpra të marrjes në pyetje dhe në disa raste edhe rrahjeve./ap.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›