E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biblioteka "Marin Barleti" ruan libra dhe dorëshkrime me vlerë

Biblioteka "Marin Barleti" e qytetit te Shkodrës është një nga më të vjetrat në Shqipëri. Në të ruhen rreth 250 mijë libra, mes të cilëve edhe libra e dorëshkrime të autorëve të njohur si Shtjefën Gjeçovi apo Gjergj Fishta. Fondet e Bibliotekës së Shkodrës vazhdojnë të pasurohen edhe me libra të dhuruara nga qytetarët e Shkodrës si dhe nga emigrantë, që gjenden në vende të ndryshme të Europës dhe Amerikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›