E Martë, 3 Nëntor 2026

Ish-presidenti Meta: Ndryshimet e njëanshme të Rregullores synojnë asgjësimin e opozitës!

Kryetari Partisë së Lirisë, ish presidenti Ilir Meta, akuzoi maxhorancën se po synon asgjësimin e opozitës duke ndryshuar rregulloren e parlamentit.
“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit” reagoi zoti Meta në një status në rrjetet sociale. Sipas tij “pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm”.

Ish presidenti i cili udhëheq Partinë e Lirisë,  partia e dytë në grupimin opozitar në parlament, u shpreh se “Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë”.

Deklarata e zotit Meta vijnë pasi parlamenti miratoi ndryshimet në rregulloren parlamentare të enjten mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës dhe tymueseve të ndezura prej tyre.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar për mediat se deputetët e opozitës që shkelin rregulloren e Kuvendit do të përjashtohen. “Nuk është normale dhe për mendimin tim është vepër penal të ndezësh zjarr në sallën e Parlamentit, që është moment solem për ushtrimin e të drejtave të Parlamentit për të ushtruar sovranitetit që i ka deleguar populli. Nëse 23 deputetë të opozitës ndezi zjarr do të përjashtohen të gjithë” tha zoti Çuçi para gazetarëve.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›