E Martë, 3 Nëntor 2026

“O legen, o burracak!”, Bardhi përplaset me Olta Xhaçkën: Do përgjigjesh në SPAK

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur në hyrje të Kuvendit me ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Bardhi i është drejtuar Xhaçkës se nuk mund të lihet opozita jashtë punimeve të Kuvendit, duke mos e lejuar këtë të fundit të futet brenda ambienteve të Parlamentit.

“Nuk është hyrja, hajdutët brenda të ndershmit jashtë! Nuk është kështu, as me investime strategjike as me fonde AZHBR-je”, iu drejtua Bardhi, Xhaçkës.

Nga ana e saj, Xhaçka është rezervuar në reagimin e saj duke i thënë se “nuk dua të prish zonjëllëkun se e di si e do përgjigjen”.

Bardhi i është kthyer se ajo do ta japë përgjigjen në SPAK për akuzat që i janë drejtuar Xhaçkës. Ndërsa ish-ministrja i është drejtuar me fjalët; O legen o burracak!

Debati mes Bardhit dhe Xhaçkës

Gazment Bardhi: Nuk është hyrja, hajdutët brenda të ndershmit jashtë! Nuk është kështu, as me investime strategjike as me fonde AZHBR-je.

Olta Xhaçka: Nuk dua të prish zonjëllëkun se e di si e do përgjigjen

Gazment Bardhi: Pa hë, jepe një herë!

Olta Xhaçka: E di shumë mirë si e do përgjigjen

Gazment Bardhi: Përgjigjen do ta japësh për SPAK ti!

Olta Xhaçka: Nuk e meriton  

Gazment Bardhi: Përgjigjen do ta japësh shumë shpejt në SPAK

Olta Xhaçka: O legen o burracak!

Gazment Bardhi: Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Bëj gati kyçet e dorës dhe shumë shpejt!

/rtsh.al/     

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›