Ish-presidenti Nicolas Sarkozy humb në Apel, lihet në fuqi dënimi për korrupsion
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, humbi betejën e radhës në Gjykatën e Apelit ku kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë që e dënonte me burg për një rast korrupsoni.
Gjykata e apelit në Paris ka vendosur masën “arrest shtëpie” për ish-presidentin, në vend që ta linte në qeli.
Më 2021, Sarkozy është dënuar me tre vjet burgim për tentimet që të ndikojë te një gjyqtar, në një rast gjyqësor. Sarkozy, 67-vjeçar, është ish-presidenti i parë francez që është dënuar me burgim, shkruan BBC.
Pas vendimit të së mërkurës, avokatja e Sarkozy tha se ajo do të nisë një sfidë të re me Gjykatën e Kasacionit, një nga juridiksionet më të larta të Francës.
"Nicolas Sarkozy është i pafajshëm," tha avokatja Jacqueline Laffont. "Ne do ta marrim vërtetojmë këtë deri në fund."
Ish-presidenti u dënua për përpjekje për të marrë informacion në lidhje me një çështje në vitin 2014 pasi ai kishte lënë detyrën - duke sugjeruar se mund të siguronte një punë prestigjioze për gjyqtarin. Atij i është ndaluar të ushtrojë funksione publike për tre vjet.
Nicolas Sarkozy ka shërbyer një mandat pesëvjeçar si president, prej vitit 2007. Ai i ka miratuar disa politika të ashpra kundër migrimit, dhe ka tentuar të reformojë ekonominë e Francës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
