Ish-presidenti Sejdiu takoi ambasadorin e Hungarisë
Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot në një takim ambasadorin e Hungarisë Lóránt Balla.
Sejdiu dhe ambasadori Balla diskutuan lidhur me zhvillimet e fundit politike, për gjendjen ekonomike dhe me situatën e përgjithshme në vend.
Ambasadori Balla përveç tjerash theksoi se Hungaria mbetet një mik i përkushtuar në mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës në zhvillimet e saja dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Ish-Presidenti Sejdiu, e falënderoi ambasadorin Balla për angazhimin dhe përkushtimin e tij personal dhe të Republikës së Hungarisë ndaj Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.