E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti i Francës rifiton lirinë, Sarkozy lirohet “përkohësisht” nga burgu

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi gjykata në Paris vendosi këtë të hënë se ai mund të qëndrojë i lirë deri në shqyrtimin e apelimit të dënimit të dhënë në shtator për “komplot kriminal”.

Gjykata sqaroi gjithashtu se ish-presidentit i ndalohet çdo komunikim me personat e përfshirë në çështje, si edhe me ministrin aktual të Drejtësisë së Francës, Gerald Darmanin, i cili tërhoqi vëmendjen publike pasi vizitoi Sarkozy-n në burg në tetor.

Gjatë një paraqitjeje me video para gjykatës, ai deklaroi se 20 ditët e kaluara në burg kanë qenë “shumë të vështira”.

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua sot me 5 vjet burg për konspiracion në një rast që përfshinte financimin libian të fushatës së tij zgjedhore në vitin 2007.

Ai pritet të thirret brenda një muaji nga prokurorët për ta informuar se kur do të fillojë të vuajë dënimin e tij.

Gjykata e shpalli Sarkozy-n i cili mohoi të gjitha shkeljet, fajtor për konspiracion kriminal, por e liroi nga akuzat për korrupsion pasiv dhe akuza të tjera të financimit të paligjshëm, thanë raportet.

Sarkozy u përball me akuza për financim të paligjshëm të fushatës, korrupsion pasiv, fshehje të fondeve publike të përvetësuara dhe konspiracion.

Prokuroria e karakterizoi një marrëveshje të dyshuar të vitit 2005 midis Sarkozy-t, ministrit të atëhershëm të Brendshëm dhe udhëheqësit të atëhershëm libian Muammar Gaddafi si një “pakt korrupsioni të pakonceptueshëm, të padëgjuar, të pahijshëm”.

Nicolas Sarkozy u zgjodh president i Francës në vitin 2007 dhe shërbeu në këtë post deri në vitin 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›