Reshje intensive shiu, meteorologia: Zonat më të rrezikuara

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, ku theksoi se edhe ditën e sotme do të ketë vijim të reshjeve.
Sipas saj, sot do të kemi ndërprerje të vazhdueshme të reshjeve, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave.
“Reshjet kryesisht do të jenë të fokusuara në zonat veriore, por do të përfshijnë edhe atë qëndrore, përfshirë edhe kryeqytetin. Qarku i Jugut, pra qarku i Vlorës, do të jetë qarku që do të marrë më shumë reshje, kryesisht gjatë mesnatës”, u shpreh Porja për “EuroNews Albania”.
Ndërkohë, të martën do të ketë reshje nga ora 03:00 deri në 07:00.
“Në këto interval oraresh do të ndihen më së shumti reshjet për të martën, ku më shumë do të jenë të fokusuara në jug dhe juglindje të vendit. Duke nisur nga dita e së martës dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit, duke na rikthyer diellin për disa ditë me radhë”, tha Porja.
Sipas saj, 10-ditëshi i dytë i nëntorit do të jetë me mot të qëndrueshëm, duke nisur nga nesër në mesditë.