E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti i Ukrainës mohon akuzat për vrasje

Ish-presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, ka mohuar të ketë ndonjë rol në vrasjen e gazetarit Heorhi Gongazde.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi prokuroria nisi zyrtarisht hetimet për rolin e tij të dyshuar në rastin në fjalë.

Para fillimit të senancës, Kuchma u tha gazetarëve se "ndjehet i qetë" dhe nuk "është fajtor".

Gongadze, një kritik i shpeshtë i Kuchma, ishte rrëmbyer në shtator të vitit 2000. Trupi i tij pa kokë u gjet i varrosur në një pyll jashtë Kievit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›