Regjimi libian i Gadafit fsheh një miliard dollarë
Regjimi libian i Moamer Gadafit ka fshehur përmes 10 miliard krunave (më shumë se një miliard dollarë) në Suedi, si mjete të ngrira, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Geteburgu.
Inspeksioni financiar i Suedisë nuk dëshiron të zbardhë të dhëna se për çfarë mjetesh të ngrira bëhet fjalë, por gazeta suedeze "Dagens niheter" shkruan se janë prezentë njohuri me të cilat mjetet e tilla i lidhin me "një numër të madh të personave dhe grupeve rreth Gadafit".
Sipas të dhënave në gazetën suedeze, me siguri bëhet fjalë për më shumë para nga ato të përmendurat 10 miliardë kruna të ngrira në Suedi.
"Dagens niheter" shkruan se një pjesë e mjeteve janë nga "Libian Investment Autoriti" (LIA), i cili menaxhon me të ardhurat e naftës prej rreth 9 miliard euro.
Janë publikuar edhe të dhëna rreth pronës së Gadafit në Danimarkë. Partia Liberale majtiste daneze (Venstre) doli me kërkesë që të shiten objektet luksoze të Gadafit në zonën e Kopenhagës, vlera e të cilave vlerësohet në rreth 30 miliard dollarëve.
Venstre dëshiron të hollat nga shitja, t`i destinohen Libisë të cilët kanë ikur nga lufta qytetare në vendlindje, shkruan gazeta ditore daneze "Politiken" në web faqen e saj.