Ish presidenti tajvanez hyn ne greve urie

Ish presidenti tajvanez Chen Shui-bian ka hyre ne greve urie per te protestuar kunder arrestimit te tij me akuzen e korrupsionit dhe te pastrimit te parave.
Sipas avokatit te tij, akuzat ndaj ish presidentit jane te motivuara politikisht. Chen ka me shume se 24 ore ne greve.
Ish presidenti u largua nga posti ne muajin maj, pas skadimit te mandatit tete vjecar. Arrestimi pritet te shkaktoje tension politik, pasi partia e tij Demokratike Progresiste eshte perjashtuar nga zgjedhjet legjislative dhe parlamentare.