Ish presidentja e Irlandes kryeson nje fushate per planifikimin familjar ne Afrike

Ithatret e planifikimit familjar thone se cdo vit thuajse 360 mije gra vdesin nga shkaqe te lidhura me shtatezanite shumica e tyre ne Afrike. Ish presidentja e Irlandes Meri Robinson po ndihmon ne udheheqjen e nje fushate per qasje edhe me te madhe te sherbimve te planifikimit familjar ne vendet ne zhvillim.
Meri Robinson eshte tani kryetare e Keshillit Boteror per Shendetin Riprodhues ne Institutin Aspen.
Shendeti riprodhues do te thote familje e shendetshme. Krijohen me shume mundesi qe femijet si djemte dhe vajzat te shkojne ne shkolle sepse nena ka kohe ose motivimin per tu ofruar shanset me te mira cka eshte ajo qe deshiron cdo nene per femijet e saj. Por kjo nuk realizohet ne rastet kur nenat jane te rraskapitura dhe te tejlodhura nga problemet e shumta e nga ushqimi i paket.
Ajo thote se ne veshtrimin afatgjate shendeti riprodhues do te thote rritje cilesore. Instituti Aspen thote se Somalia pershembull eshte nje vend ne te cilin mungesa e sherbimit te planifikimit familjar ka bere qe situata te perkeqesohet ne menyre dramatike. Sipas ketij instituti Somalia renditet ne vendin e tete ne bote per ritmet e lindjeve dhe familja mesatare e ketij vendi ka 7 femije. Popullsia e ketij vendi prite te rritet nga rreth 10 milione qe eshte sot ne me shume se 13 milione deri ne vitin 2025.
Rreth 19 vjet me pare zonja Robinson vizitoi Somaline ne ditet kur baronet e luftes luftonin per te marre kontrollin e vendit ndersa populli ishte i uritur. Ajo shkoi se fundmi ne Somali dhe thote se gjen nje situate te perkeqesuar.
Ne ate kohe qeveria kishte 19 vjet qe nuk funksionon. Ne vend te baroneve te luftes tani eshte organizata al Shabab qe ka lidhje me al Kaiden. mimet e ushqimeve jane me te larta se asnjehere dhe kriza e urise u shpall qe ne muajin korrik. Dhe si per ti vene kapak kesaj situate Briri i Afrikes po perjeton vitin e tete me te nxehte ne historine e tij. Pra edhe klima ka ushtruar ndikimin e saj.
Zonja Robinson pa pasojat qe kjo situate po linte tek grate ne Somali.
Kam takuar gra te dobesuara me femijet e tyre qe kishin veshtrim te mjegullt ne prag te urise. Kur i pyesja se sa femije keni asnje prej nenave qe takova nuk kishte me pak se 6 femije. Pra Somalia eshte rasti me i keq ku grate lindin femije sa te mudnen por vetem te 1 ose dy arrijne te mbijetojne.
Ish komisionerja e Larte per Te drejtat e Njeiriut vizitoi kampin e refugjateve ne Dadaab. Qindra mijera refugjate nga Somalia kane kerkuar strehim per ti shpetuar konfliktit thatesires dhe urise.
Isha ne Dadaab ne Kenia kampi me i madh i refugjateve ne bote per monentin dhe po ndiqja nje projekt te organizates Save the Children per nenat e reja ne moshe. Kishte prej tyre qe ishin nen 18 vjec dhe ishin nena disa prej tyre ishin perdhunuar gjate rruges nga Somalia per ne Kenia dhe disa kishin mbetur serish shtatezene si pasoje e perdhunimit.
Zonja Robinson vizitoi edhe rajonin Amhara ne Etiopi me grupin qe njihet si Kryepleqte mes tyre edhe Arqipeshkvi Desmond Tutu. Ajo thote se shpesh vajzat martohen qe ne moshen 12 vjec. Shume prej tyre i humbasin femijet pasi trupi i tyre nuk e perballon shtatezanine. Familjet mund te kene deri 9 femije.
Fola me nje vajze 16 vjecare e cila ishte e martuar per nje vit. Ajo ishte martuar 15 vjece. Doja te kisha nje lloj bisede miqesore me ate. I thashe te me tregonte per diten e saj te dasmes. Ajo me pa me sy te trishtuar dhe me tha se iu desh te braktiste shkollen. Pra nje dite shkon ne shkolle dhe diten tjeter familja te thote se duhet te martohesh. Pas kesaj ajo nisi te jetonte me burrin. Dhe ju mund ta mendoni se si ishte jeta e saj.
Ish presidentja e Irlandes tha se sherbimi i planifikimit familjar duhet te futet si kulture ne mendesine e nje komuniteti dhe nuk mund te imponohet. Ajo tha se grate duhet te iformohen per alternativat qe ofrojne keto sherbime dhe ti vene ne perdorim. Zonja Robinson thote se debati rreth abortit shpesh eklipson pamjen e pergjithshme te rendesise qe ka shendeti riprodhues.
Mendoj se ata qe kane nje qendrim te prere per abortin duhet te kuptojne se sa shqetesuese eshte kur ju hiqni te gjitha mjetet e shendetit riprodhues dhe planifikimit familjar dhe grate jane te detyruara te bejne aborte te paligjshme te cilat jane burimi kryesor i vdekjeve te nenave te reja ne shume vende. shte tragjike.
Grupet fetare dhe konservatore ne Shteteet e Bashkuara dhe jashte tyre shpesh i kundreshtojne fondet per sherbimet nderkombetare te shendetit riprodhures. Ata citojne arsye morale dhe etike dhe thone se planifikimi familjar nuk duhet te perdoret nga grate. Disa e konsiderojne abortin te barabarte me vrasjen.
Se fundmi Keshilli Boteror i Sherbimit Riprodheus i beri thirrje komunitetit nderkombetare per te dyfishuar fondet per planifikimin familjar deri ne 6.7 miliarde dollare. Zonja Robinson ka themeluar gjithashtu edhe Fondacionin Meri Robinson. Qellimi i tij eshte te kerkoje drejtesi per shume viktima te ndryshimeve klimatike te cilat zakonisht harrohen - per viktimat e varferise te pafuqise dhe margjinalizimit.