“Ish-prostituta” Yllka Mujo
07/01/2009 Kryevepra e dramaturgut, aktorit dhe regjisorit italian Eduardo de Filipo “Filumena Marturano” do të jetë premiera e re teatrore për vitin 2009. I quajtur nga kritika si “Pirandelo napoletan”, gazetari i famshëm Arrigo Levi e vendos emrin e De Filipos në listën e “fuqive të mëdha” të teatrit botëror.
Veprat e tij janë punuar nga emra të mëdhenj regjisorësh, si Franko Xefireli, Laurence Olivier, Vitorio de Sika, Piter Hall, R. Simonov, Katerin Kushard, Gloria Paris, Francesko Rozi etj., ndërsa pjesët e De Filipos kanë marrë jetë përmes lojës së aktoreve të tillë si Titina de Filipo (motra e autorit), Ana Manjani, Rexhina Bianki, Sofia Loren, Marcelo Mastroiani, Joan Plowright, Judi Dench, Michael Pennington, Lina Sastri etj.
“Realiteti i sotëm shqiptar, fatkeqësisht, është i mbushur me histori ‘filumenash’, të cilat mbajnë të ndrydhura thellë në shpirtin e tyre drama edhe më të fuqishme se Filumena jonë. Pikërisht këtu do të insistojë edhe superdetyra e spektaklit tonë: të demaskojë këtë realitet poshtërues ndaj femrës dhe të sensibilizojë shoqërinë tonë për t’u dalë në mbrojtje dhe denoncuar rastet e ngjashme”, - shprehet regjisori Albert Minga, duke vijuar se Filumena përfaqëson femrën e guximshme e plot dashuri njerëzore, që ka vuajtur shumë në jetë, ndonëse më shumë ka falur dashuri sesa ka marrë prej saj. Regjisori Minga do të punojë për këtë shfaqje me aktorët Yllka Mujo (në rolin kryesor të Filomenës), Bujar Asqeriu, Tinka Kurti, Vangjel Toçe, Olta Gixhari, Neritan Liçaj, Gjergji Mena, Arben Derhemi, Fadil Kujofca, Nigela Ruka etj. Edhe kësaj here skenografia dhe kostumet do të përgatiten nga mjeshtri Agim Zajmi.
Subjekti në pak fjalë...
Një grua e popullit, ish-prostitutë, Filumena Marturano jeton prej 25 vjetësh si një grua, por pa qenë e tillë, në shtëpinë e Domeniko Sorianos, një napolitan borgjez dhe i kamur. Ka rritur në sekret të plotë tre fëmijë me tre burra të ndryshëm. Pas një bashkëjetese prej shumë vjetësh ajo e “detyron” atë të martohet me të zyrtarisht, duke bërë gjoja sikur të ishte në prag të vdekjes. Soriano pranon të martohet. Por gjithçka ishte vetëm një lojë e saj, pasi Filumena dëshiron t’u japë një mbiemër tre fëmijëve të saj: atë të D. Sorianos. Edhe pse për një kohë të gjatë kishte qenë e detyruar të heshte për ekzistencën e fëmijëve, Filumena tani “rrëfehet” dhe madje i jep edhe një goditje tjetër Domenikos: njëri prej tre djemve të saj është biri i tij! Por nuk ka ndër mend t’i tregojë konkretisht se cili është, sepse “fëmijët janë fëmijë” dhe ata duhet të ndihen të tre të barabartë...