E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN, aktorja Griffin fyen drejtuesin Cooper

Aktorja e njohur amerikane Kathy Griffin veshtire se mund te jete e ftuar ne nje emision televiziv te kanalit CNN.

Ajo ka qene protagoniste negative gjate nje lidhjeje nga “Times Square” ne New York pasi perdori fjale te papershtatshme dhe vulgare. Gjate komentit te festes se fundvitit nga sheshi me i famshem ne bote, Griffin ka folur per mikrofonin e CNN, por fjalori i saj banal ka demtuar shume imazhin e saj.

Griffin, e cila ka fituar nje cmim Emmy dhe eshte nominuar per trofeun Grammy, e humbi durimin gjate lidhjes direkte, duke ofenduar drejtuesin e programit. Ne kete moment, drejtuesi Cooper lancoi nje spot publicitar, por edhe pasi nuk ishte me ne transmetim, ajo vazhdoi te fliste me fjale nga me te rendat.

Sipas mediave te shkruara, ka shume pak mundesi qe CNN ta ftoje ne nje emision aktoren amerikane.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›