“Sistemi shtetëror, korrupsion në investimet e kryera”
07/01/2009 E majta kritika të ashpra për qeverinë “Berisha”
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë qenë në një linjë në qëndrimet e tyre mbi qeverisjen aktuale. Nga selitë respektive të dyja partitë kanë komentuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet sot si sistemi shëndetësor, ashtu dhe ai arsimor. Sipas nënsekretarit për programin në PS Ilir Beqja, edhe pse kaluan 6 muaj nga fillimi i punës së ministres së shëndetësisë, situata në spitale është po ajo. “Kjo dëshmon se problemet e shëndetësisë shqiptare nuk janë emrat e ministrave, por mungesa e një programi të qartë të qeverisë dhe paaftësia dhe papërgjegjshmëria shembullore e kryeministrit të vendit”, - u shpreh Beqja. Ndërsa për sekretarin për marrëdhëniet me publikun në LSI Luan Rama, “situata tejet e rëndë evidenton korrupsionin në investimet e kryera dhe nxjerr edhe një herë zbuluar demagogjinë dhe deklarata emfatike me të cilat shoqërohen inaugurimet e shkollave nga Tirana dhe në të gjithë territorin e vendit”.