E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Grate me zinxhire, nje drame

Presidenti Bamir Topi, kritikoi dje politiken qe nuk arriti te permbushe dot detyrimet e ligjit per "Barazine Gjinore". Duke folur ne Konferencen Kombetare me teme "Fuqizimi i grave ne Shqiperi, strategji per zhvillim gjitheperfshires", kreu i shtetit u shpreh i zhgenjyer qe politika nuk ja doli per te siguruar 30% te pjesemarrjes se grave ne institucionet vendimmarrese. "E kam thene me ze te larte dhe ne menyre te hapur, do ta them edhe sot: Ne momentin qe vendos nje shifer, tregon qe nuk je angazhuar per te shkuar pikerisht tek ai qe quhet barazia gjinore. Kam qene gjithmone kunder vendosjes se shifrave ne kodet elektorale, te cilat, ne fazen pergatitore jane respektuar me fjale, ndersa ne fazen finale, kuptohet qe ato shifra nuk jane te realizuara", u shpreh Topi. Sipas Presidentit, kjo do te thote qe te gjithe, pa perjashtim, ne kete strategji gjitheperfshirese per zhvillim duhet ta trajtojme rastin e barazise gjinore si nje element substancial te zhvillimeve politike dhe institucionale te Shqiperise. Kreu i shtetit theksoi se ndonese ka shume arritje ne kete fushe, ndonjehere situata behet dramatike,si rasti i grave ne fshatin e Peshkopise te cilat prej vitesh jetonin te lidhura me zinxhire. "Askush nuk mund te justifikohet me kete duke filluar nga pushteti qendror, nga Presidenti, nga ekzekutivi, nga pushteti lokal. Eshte e papranueshme, e papelqyeshme", u shpreh kreu i shtetit. Sipas Topit, me te drejte ne te gjithe boten flitet per te drejtat e grave, per barazine gjinore; flitet per ate qe eshte arritur dhe gjithashtu shprehen shqetesime per ato qe nuk jane arritur dhe shprehemi optimiste per ate qe duhet te arrijme. "Ky eshte padyshim nje moment per t'u impenjuar, per t'u impenjuar secili ne pozicionin e tij dhe per te ardhur tek ajo qe une konsideroj shume sinjifikative: tek 'strategjia per zhvillim gjitheperfshires', ku te gjithe aktoret, ne radhe te pare, duhet te vendosin ne menyre shume civile komunikimin per ceshtjen e barazise gjinore", theksoi Presidenti. Ne kete aspekt, ai theksoi se ndonese formacionet politike kane dhe disiplinen e tyre, por dimensioni i gruas duhet te jete i tille qe pertej kesaj fryme, duhet te jete emancipues, sepse roli i saj ne politike nuk eshte per te siguruar nje komoditet per vete, por eshte per t'i sherbyer misionit fisnik per emancipimin e shoqerise. "Une mendoj qe ai qe flet dhe ka shansin te flase dhe ne emer te institucioneve duhet patjeter qe fjalet te mos i ndaje nga ato qe realizon dhe ka mundesi t'i realizoje. Pra kemi nje aspekt te mungeses se, ose te pamjaftueshmerise se promovimit per te arritur ekuivalencen", vijoi Topi. Megjithate, kreu i shtetit vleresoi faktin se sot Shqiperia eshte ne vitin e17-te mbas fillimit te tranzicionit dhe me kuraje dhe guxim qytetar duhet thene qe jane bere shume gjera, jane realizuar shume progres ne te gjitha fushat, por askush nuk mund te thote qe ne Shqiperi tranzicioni konsiderohet i mbyllur.

Detyrim per perfshirjen ne vendimmarrje

Kuvendi miratoi me shumice votash vite me pare nje ligj per barazine gjinore. Ligj ne te cilin percaktohet se grate duhet te jene te perfaqesuara ne masen 30% ne te gjitha institucionet e vendit. Nje shifer e tille u percaktua edhe ne Kodin Zgjedhor dhe u be slogan i shume partive politike ne fushaten elektorale te 28 Qershorit. Megjithate nje shifer e tille ende nuk eshte permbushur. Femrat ne vendin tone, nuk perfaqesohen ne masen 30% ne te gjitha organet shteterore te vendit. Nje fenomen i tille konstatohet edhe ne perberjen e Kuvendit te ri, te dale pas zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Ndonese perqindja e pjesemarrjes se grave ne Kuvend eshte rritur ndjeshem, serish ajo nuk e ka arritur shifren prej 30% te pjesemarrjes se tyre ne Parlament. I njejti fenomen ndodh edhe ne institucionet e tjera ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›