E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-sekretari Rumsfeld në Tiranë: Berisha aset i cmuar, do ia kursej sot zërin

TIRANE - Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ndodhet sot në Tiranë me ftesë të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.

Gjatë vizitës së tij, që është e treta në Shqipëri në një hark kohor 10-vjeçar, Rumsfeld do të dekorohet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërsa do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të vendit.

Gjithashtu, ish-sekretari i Mbrojtjes, po merr pjesë në një bashkëbisedim për NATO-n dhe sfidat e saj, ku janë të pranishëm dhe kryeministri Berisha dhe ministri Mediu.

Berisha
Kryeministri Sali Berisha e falenderoi z Rumsfield për kontributin që dha në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.
“Ju jam mirënjohës për mbështetjen që i dhatë Shqipërisë, përpjekjes së saj për t’u anëtarësuar në NATO.
Unë vlerësova shumë vendimin e presidentit të Republikës për t’ju dekoruar me Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, u shpreh Berisha në një takim të hapur publik me ish-sekretarin amerikan, ministrin e mjedisit, Fatmir Mediu dhe një panel ushtarakësh të pranishëm në bisedë. 

Rumsfeld: Berisha, aset i çmuar
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes vlerësoi maksimalisht kryeministrin shqiptar Berisha dhe ministrin Mediu ndërsa nuk kurseu dhe humorin.
“Kryeministri është aset i çmuar, por e shoh që i ka ndryshuar pak zëri, t’ja kursejmë zërin sot. Zërin e tij e dalloj nga të gjithë kudo. Sa për Mediun, mbetet djalë i ri. Habitem sesi, në fakt unë javën tjetër bëhem gjysh, jam plakur” tha Rumsfeld duke qeshur.

Ndërsa pasdite do të jetë në promovimin e një libri të tij të botuar në gjuhën shqipe.

Rumsfeld e vizitoi për herë të parë Tiranën më 10 qershor 2003, ndërsa vizitën e tij të dytë e zhvilloi më 26 shtator 2006.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›