Skandali i spiunazhit, jep dorëheqjen kryeministri çek
PRAGË-Kryeministri i Çekisë, Petr Necas, ka njoftuar se jep dorëheqje.
“Do të paraqes dorëheqjen si kryeministër. Dua të theksoj se jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time politike dhe do të përballoj pasojat e saj”, ka thënë ai.
Necas është futur në një skandal korrupsioni dhe spiunazhi, ku e përfshiu ndihmësja e tij e afërt.
Jana Nagyova akuzohet se u ka dhënë ryshfet anëtarëve të parlamentit dhe se ka urdhëruar agjentë të inteligjencës të spiunojnë për njerëz, përfshirë edhe për bashkëshorten e Necasit, me të cilën është në proces të divorcit.
Necas ka thënë se nuk ka ditur asgjë për mbikëqyrjen, por akuzat kanë qenë aq të dëmshme saqë anëtarët e koalicionit kanë sinjalizuar se nuk mund ta mbështesin më.
Sipas Kushtetutës së Çekisë, e gjithë qeveria tani duhet të japë dorëheqje.
(d.b/BalkanWeb)