E Martë, 3 Nëntor 2026

Ish-shefi i CIA-s: Vizita e Bajdenit në Izrael tregon se sa serioz është konflikti

Dejvid Petraus, ish-drejtor i CIA-s dhe gjeneral në pension i SHBA-së ka theksuar se vizita e afërt e presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) në Izrael do të jetë e dobishme në këtë fazë të luftës, por njwherwsh kjo tregon “sa serioz është konflikti, nuk ka asgjë që tregon se si e kalon kohën presidenti amerikan”

“Vizita në Izrael tregon se sa e rëndësishme është kjo për presidencën, SHBA-në dhe, sinqerisht, aleatët tanë në mbarë botën gjithashtu”, theksoi Petraus.

Petraus thotë se zyrtarët do të shikojnë gjithashtu nga afër se çfarë bëjnë vendet e tjera në ditët në vijim – veçanërisht Irani.

“Këtu ka shumë rrezik, ka shumë potencial për sfida të mëtejshme nëse lufta bëhet vërtet rajonale”, thotë ai, duke shtuar se udhëheqja ushtarake izraelite “e kupton qartë atë çka e pret përpara”.

Ish-shefi i CIA-s: Vizita e Bajdenit në Izrael tregon se sa serioz është konflikti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›